Kapitulli 10

Jesuz Krishti është Zot

Emri im është Pal. Unë u linda me një emër tjetër, Kashif, në një famije pakistaneze. Që në moshë të re kisha një lidhje të ngushtë me të mbinatyrshmen. Në moshën 2 vjeçare, në kopshtin e gjyshes sime në Karaki, pashë një dritë të shndritshme në qiell, më e shndritshme se dielli. Ma shpoi shpirtin si një rreze laseri dhe isha i pafuqishëm para asaj që tani e di që ishte Perëndia.

Më vonë, teksa rritesha, rreth moshës pesë vjeç, Perëndia më vizitoi edhe njëherë në dhomën time. Më bëri një pyetje: “A do të vdisje për dikë?”,- pyeti ai. Unë nuk e dija përgjigjen ndaj e ndryshova krejtësisht përgjigjen. Ai më tha: “po” ishte përgjigja e duhur. Unë e pranova fjalën e tij dhe menjëherë ndjeva një paqe dhe gëzim të thellë.

Më pas më pyeti mua: “A do të vdisje për ndonjë?”. E njëjta gjë, unë nuk e dija; Ai më tha: “po”. Pasi u mendova, e pranova këtë këshillë dhe koha u zhduk ndërsa hyja në përjetësi. Në atë pikë mund të kaloja murin dhe kurrë të mos shihja prapa.

Ndërsa rritesha, shpesh më dërgonin në bodrum si dënim në pritje të gjykimit. Në këto kohë të vetmuara, do i thosha Perëndisë: “Perëndi, nëse do të kisha lindur për herë të dytë nuk do të isha kaq i keq me të tjerët”.

Në Edmonton, në shkollën për mjekësi e humba krejt kuptimin e së drejtës dhe të gabuarës duke u zhytur në një rrjet epshesh, perversiteti, dehjeje, droge dhe pornografie.

Prej kësaj, rashë në varësi dhe okultizëm teksa përpiqesha të “gjeja veten”. Gjatë kësaj kohe, shumë njerëz në Toronto ku po kaloja pushimet e shkollës, më ofruan përgjigje – nga një shpërndarës droge, tek një grup Budistësh i gjeneratës së re, tek Satanistët, tek Hare Krishna, tek kushëriri im i cili donte që unë të takoja një hoxhë.

Së fundi, në Glass Buckette në Shën Jozef dhe Younge, që ishte klubi i natës/restoranti në të cilin punoja, ishte një e krishterë që më tregoi për Jezusin. Unë doja ta lejoja të më predikonte sepse isha 22 vjeç dhe i kisha të gjitha përgjigjet. Unë e refuzova dëshminë e saj që Jezusi e kishte ndihmuar të hiqte dorë nga konsumimi i duhanit, të pirët dhe gjërat perverse dhe e denoncova publikisht, në atë mënyrë që çdo mysliman gjak nxehtë do të bënte me një tip të thjeshtë predikuesi. Edhe ju keni qenë në një gjendje të tillë, jam i sigurt.

Por Perëndia është i mëshirshëm në ato mënyra që mund t’i dini vetëm nëse besoni në ato që do ju tregoj.

Një ditë duke menduar me vete – “Pra, Muhamedi ka pasur një zbulim më të madh se Jezusi , por më pas kemi Jozef Smithin dhe Baha’ullah”. Pra, modeli është një zbulesë e re siç kërkon situata.” Vendosa të zbuloja çfarë mesazhi të ri shpirtëror mund t’i ofroja botës.

Pasi meditimit ashtu siç ma merrte mendja se këta njerëz kishin bërë, ndjeva një prani në krahun tim të djathtë. Më kërkoi leje të përdorte krahun tim për të shkruar një mesazh. Mendova: “Uau me të vërtetë do të marr zbulesën e fundit”, dhe erdhi në krahun tim. Kjo nuk është gënjeshtër, sepse Perëndia është dëshmitari im. Filloi të shkruante: “Beso nëse mund të besosh, prano nëse mund të pranosh...”. U ndala , mendova për të dhe e lashë të vazhdonte. Por shumë shpejt u degjenerua në një mesazh urrejtjeje, hakmarrjeje dhe dhune. Kjo nuk ishte një mesazh nga Perëndia! I frikësuar, e lëshova stilolapsin dhe menjëherë ndjeva frymën të tërhiqej në një cep të dhomës. Atje qëndronte e frikësuar, rrezatonte urrejtje dhe frikë tek unë.

U ula në gjunjë dhe u luta: “Perëndi, nëse je aty, më ndihmo tani!”. Ndërsa isha duke përfunduar këtë lutje, ra telefoni. Ishte një i krishterë nga puna ime. E ula mburojën time dhe e pyeta atë se çfarë të bëja. Ai më tha të lexoja Dhjatën e Re, librin e vogël të kuq që më kishte dhënë. Me interesonte vetëm zbulimi i Gjonit, përderisa lidhja përgjigjen e mrekullueshme ndaj lutjes sie si një koincidence e mundur. Por tjetra që pasoi ishte e mirë. Tek Zbulesa, autori flet shumë herë për numrin shtatë. Shtatë sytë e Perëndisë, shtatë shpirtrat e Perëndisë, shtatë gjykimet e zemërimit dhe në vazhdim. Shtatë-shi është numri i përsosjes tek krijimi, sepse në gjashtë ditë Perëndia krijoi qiejt dhe tokën dhe ditën e shtatë ai pushoi.

Do të jeni po aq të habitur sa unë kur u ula për shkruar buxhetin e shpenzimeve të muajit të fundit:

Tetor:
Aboneja e autobusit67
Qiraja290
Telefoni90
Ushqim120
Ilaçe180
Të ndryshme30
_________________
Total777

Por përsëri, iu largova mesazhit.

Në Gusht, 1994, fillova të lexoja Dhiatën e Re në kohën e lirë, sikurse një person që do të lexonte librat humoristikë. Në të ndjeva karakterin e Jezusit, që ishte krejtësisht i mirë. Ai bëri kaq shumë gjëra për njerëzit dhe gjerat që ai tha ishin të vërteta. Unë vendosa ta ndiqja atë si mësuesin tim, por nuk e besoja me të vërtetë teologjinë e krishterimit.

Në shtator, pas dy vitesh ndërprerjeje nga mjekësia, rifillova studimet, por kisha një etje të pashuar për Biblën. Madje edhe librat e Dhiatës së Vjetër si Levitiku dhe Ligji i Përtërirë hidheshin prej faqeve dhe i jepnin jetë shpirtit tim teksa absorboja karakterin e Perëndisë. Kisha shumë pyetje si: “Si mund të dëshmoni që Bibla është e vërtetë” dhe “Si mund të dëshmoja se e gjithë teologjia është e vërtetë?” – por Perëndia i kapërceu të gjitha këto.

Në Nëntor, shkova në kamp gjatë fundjavës me Institutin Jeta e Re, një të shtune në mbrëmje. I drejtova pyetjet e mia në lidhje me Biblën dhe Jezusin si Bir i Perëndisë, por isha i pakënaqur me përgjigjet, të cilat vinin prej besimit dhe jo prej intelektit. Por pas shumë orësh duke kënduar dhe biseduar, nata u bë më e ngrohtë dhe miqësore dhe unë mbeta vetëm me mikeshën time Dani duke biseduar deri në orën tre.

Në këtë kohë, i gjithë kampi kishte rënë në qetësi, me përjashtim të disa trokitjeve të lehta të cilat u ndjenë në derën e shtëpizës: tok – tok – tok – tok- tok – tok – tok. Shtatë të trokitura. Zemra mu ndal teksa Deni hapte derën. Në mendjen time kisha thënien: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua”, Jezusi tha kështu tek Zbulesa 3:20.

“A ka njeri?”,- e pyeta Denin.
“Nuk është askush”,- u përgjigj ajo.

Duhet të jetë ndonjë prej studentëve mendova, dhe dola jashtë për të konfirmuar dyshimin tim. Kërkova deri tek hyrja por nuk gjeta askënd.I ulur në një luhatëse duke menduar, ndjeva një paqe drejt meje dhe isha një fëmijë përsëri. Duke dashur të shihja se çfarë po bënte Dani, u ngrita dhe shkova drejt derës. Po ajo qëndronte palëvizur tek dera dhe shkëlqimi vezullonte prej fytyrës së saj – një dritë e lehtë rrezatonte nga lëkura e saj. Kjo më shtangu dhe u ballafaqova me Perëndinë: “Oh Perëndi, më ndihmo!”.

Dani më qetësoi dhe më shpjegoi se kjo ishte një shenjë prej Perëndisë që të më ndihmonte të besoja. “Jezusi vdiq për mëkatet e tua”, - tha ajo. Unë besova por nuk doja ta humbja kontrollin sepse isha kokëfortë. U ulëm në qetësi për shumë minuta. Më pas, u dëgjua një gërvishtje në xhamin e dritares. Dani doli të shihte se çfarë ishte. Ishte një sferë drite që varej në ajër.

Më vonë, ndërsa u ngritëm për tu kthyer në dhomat e gjumit ajo pa një figurë duke ecur përmes fushës. Duhet të ketë qenë Perëndia. Gjithë të tjerët ishin në gjumë.

Të dielën u kthyem në qytet. I frikësuar u shtriva në shtrat në mesnatë. Më kujtoheshin fjalët: “.....Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve”. (Jakobi 4:6). Më pas e përula veten dhe i kërkova Perëndisë të më falte që kisha injoruar gjithë ndihmën e tij që të besoja.

Papritur një dritë e vogël, si ajo drita e ndritshme në tortën e ditëlindjes për fëmijët, doli nga një ajër i hollë, 3 cm larg nga koka ime dhe hyri në trurin tim: “Fizz – pop!”. Pata një paqe të madhe si kurrë ndonjëherë. Mendja ime që nuk ndalej pushoi. Dyshimet e mia u liruan, pyetjet morën përgjigje. E DIJA që Bibla ishte e vërtetë. Por përsëri nuk mund të kuptoja shkrimet më themelore. Duhesha ende të merrja dhuratën time.

Të nesërmen, dikush u soll në rrugën time për të më hapur sytë ndaj profecive të Jezusit në Dhiatën e Vjetër të cilat u plotësuan qindra madje edhe mijëra vjet më pas nga Jezusi. Për shembull, ai më tregoi se vendi i tij i lindjes ishte paraparë që të ishte Betlehemi, dhe fjalët e Tij, të thëna në agoni në kryq. “Perëndia im, Perëndia im përse më ke braktisur?...”ishin shkruar nga Davidi njëmijë vjet para dënimit të Jezusit në kryq. (Psalmi 22:1 dhe Mateu 27:46).

Duke patur këtë zbulesë, rrëfeva mëkatet e mia dhe mora dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ai më pastroi nga dhimbja që shpirti im madje nuk e dinte duke qenë në një gjendje të mpirë dhe e zëvendësoi atë me njohurin e shenjtë të Krijuesit, dhe kisha më shumë gëzim se ç’mund të mbajë një njeri. Isha i rilindur.

Pas konvertimit tim, Perëndia lejoi që të takohesha me shumë të krishterë nga bashkësi të ndryshme. Ata të gjithë janë bekim. Gjithashtu me hirin e tij, ndoqa një kolegj biblik për një semestër dhe po besoj në ndihmën e Tij për vazhduar më tej me studimet. Ai më ka bekuar duke u kujdesur për të gjitha nevojat e mia, sipas Fjalës së tij të fuqishme – për nevojat materiale, sociale dhe shpirtërore.

Ai është Zot pa asnjë dyshim. U pagëzova në qershor 1995 dhe po shoh nga dita në ditë se si ai kujdeset për mua. Lavdi Zotit. Prandaj nëse do të jesh me të vërtetë i lirë, shiko kryqin, ku Jezusi u kryqëzua në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë paqe me Perëndinë.

Krenaria, të cilën Perëndia e urren, thotë: “Di gjithçka që kam nevojë të di”. Përulja, e cila është ajo që çdo student i të vërtetës duhet të praktikojë, thotë: “Të tjerët dinë me shumë se unë. Përuleni veten para Perëndisë dhe ai do t’ju ngrejë lart”.


Kapitulli 11 - Perëndia kishte plane për mua