Lufta ndaj myslimanëve

Nga: Samuel Green

Hyrje

Shumë njerëz perceptojnë se ekziston një luftë kundër myslimanëve dhe Islamit. Sigurisht, myslimanët janë në mesin e atyre njerëzve që vuajnë prej luftës në pjesë të ndryshme të botës, teksa grupe dhe fuqi të ndryshme botërore kërkojnë të marrin kontroll. Por gjithashtu ekziston edhe lufta e fjalëve teksa njerëzit flasin për Islamin ose kundёr tij, madje ka edhe myslimanë kundra myslimanëve. Kjo është një situatë komplekse. Ky artikull tregon se si Kurani dhe Syneti kanë kontribuar në luftën kundër myslimanëve dhe se çfarë na mësojnë profetët në lidhje me këtë situatë.

Kurani

Ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni. (Sure Al-Bekare 2:278-279)

Konteksi i vargjeve të mësipërme është që disa myslimanë dëshirojnë të marrin kamatën (interesin) e cila u kishte mbetur atyre para se të bëheshin myslimanë. Ata paralajmërohen se nëse e kërkojnë atë që ka mbetur nga kamata atëherë Allahu dhe Muhamedi do të jenë në konflikt me ta. Shohim një urdhërim të ngjashëm ne Suren Et – Tevbe 9:73

O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq. (Et – Tevbe 9:73)

Konteksi këtu është se Muhamedi po i thërret myslimanët për në Xhihad. Disa nga fiset myslimane nuk duan të luftojnë, ndaj ata quhen hipokritë dhe Muhamedi do të luftojë kundra tyre derisa të bashkohen me Xhihadin.

Përsëri shohim në suren El Huxhurat 49:9 që Muhamedi urdhërohet të luftojë një grup myslimanësh derisa ata “të kthehen e t’i binden udhëzimit të Allahut”.

Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtojini ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit. (El Huxhurat 49:9)

Syneti

Muhamedi i urdhëroi myslimanët e vërtetë të luftonin kundra atyre myslimanëve që nuk kishin lënë përdorimin e alkoolit.

Rrëfyer nga Daylam al-Himyari: E pyeta profetin (paqja qofë me të) dhe i thashë: Pejgamber i Allahut! Jetojmë në një vend të ftohtë në të cilin bëjmë punë të rëndë dhe prodhojmë një lëng prej grurit prej të cilin marrim fuqi për të punuar dhe që t’i rezistojmë të ftohtit në vendin tonë. Ai pyeti: “A është intoksikuese? Ju përgjigja: Po ,- Ai tha: Duhet t’a shmangni atë. Unë i thashë: Njerëzit nuk do të heqin dorë prej saj, - Ai tha: Nëse ata nuk heqin dorë prej saj, luftojini ata. (Ebu Davudi: lb 26, nr. 3675, Hasan)”

Muhamedi urdhëroi myslimanët e vërtetë të shkatërronin xhamitë e myslimanëve të rremë.

Pronarët e xhamisë të palës tjetër erdhën tek pejgamberi teksa ai ishte duke u përgatitur për (të sulmuar) Tabukun, duke i thënë: “Kemi ndërtuar një xhami për të sëmurët dhe nevojtarët dhe për netët në mot të keq dhe do të donim që të vije tek ne dhe të luteshe për ne atje”. Ai u tha se ishte duke u përgatitur për një udhëtim dhe ishte i shqetësuar…dhe se kur të kthehej nëse Zoti donte do të shkonte dhe do të lutej për ta. Kur ndaloi në Dhu Avan, i erdhën lajme nga xhamia dhe ai përmblodhi Malik b. al-Dukshum ... dhe Ma'n b. `Adiy ...dhe u tha atyre të shkonin në xhaminë e këtyre njerëzve të këqinj dhe ta shkatërronin e ta digjnin atë…. dhe me pas dy prej tyre shkuan në xhaminë ku ishin njerëzit e tij dhe e dogjën e shkatërruan atë e njerëzit u larguan prej saj. (Ibn Ishak, Sirat Rasul Allah, f. 609)

Pas vdekjes së Muhamedit Ebu Bekri gjithashtu luftoi me myslimanët të cilët nuk paguanin më zekatin (taksat).

Rrëfyer nga Ebu Hureira: Kur Pejgamberi i Allahut vdiq dhe Ebu Bekri u caktua si Kalif pas tij, disa prej arabëve filluan të mosbesonin. Umar i tha Ebu Bekrit: “Si guxon të luftosh me njerëzit kur Pejgamberi i Allahut ka thënë: Jam urdhërar të luftoj me njërëzit derisa ata të thonë: “Askush nuk mund të adhurohet veçse Allahut, ruan pasurinë dhe jetën e tij derisa të marrë një drejtësi ligjore, dhe do t’i japë llogari Allahu!”. Ebu Bekri tha: “Në emër të Allahut do të luftoj ata që diskriminojnë midis Zakatrit dhe lutjeve, sepse Zakati është një e drejtë e detyrueshme që u merret nga pasuria prej Allahut, nëse ata refuzojnë të më japin qoftë edhe një litar që më parë ia jepnin pejgmberit të Allahut, do të luftoj me ta që e kanë mbajtur atë”. Umari tha: “Në emër të Zotit, kjo nuk ishte asgjë, veçse pashë se Allahu e kishte hapur zemrën e Ebu Bekrit për të luftuar dhe u siguorova se kjo ishte e vërtetë”. (Bukariu: Vëll 9, lb.92, nr. 388, Khan)”

Lufta e Muhamedit ndaj myslimanëve

Këto referenca tregojnë se Kurani dhe Syneti urdhërojnë myslimanët besnik të luftojnë ndaj atyre myslimanëve të cilët nuk u binden të gjitha mësimeve të Islamit. Ky është një aspekt i rëndësishëm i Xhihadid. Xhihadi nuk është vetëm kundra jo-myslimanëve. Kjo është arsyeja se pse Talibanët, Al Kaida dhe grupe të tjera i sulmojnë myslimanët. Ata besojnë që vetëm ata janë myslimanët e vërtetë dhe se është detyra e tyre të luftojnë kundёr myslimanëve të tjerë derisa ata të pranojnë çdo aspekt të ligjit Islamik (sheriatin).

Kjo luftë Islamike kundër myslimanëve ka ekzistuar që në kohën e Muhamedit nuk është një ngjarje e re. Myslimanët kanë vrarë dhe eleminuar njëri tjetrin që prej fillimit të Islamit. Vendet jo-islamike nuk e nisën këtë luftë dhe ata ato nuk mund ta ndalin atë. Kur vendet jo myslimane mbështesin drejtuesit myslimanë të cilën nuk implementojnë çdo aspekt të ligjit Islamik, ata e kanë marrë një pozicion në këtë luftë pavarësisht nëse e kuptojnë këtë ose jo.

Të jetuarit me këtë urdhërim

Kurani dhe Syneti urdhërojnë myslimanët e “udhëzuar drejt” që të luftojnë ndaj atyre myslimanëve të cilët nuk i binden plotësisht ligjit islamik. Ky urdhërim vjen prej një dëshire shumë të drejtë dhe fisnike, që është ajo për të parë Perëndinë të lartësuar në çdo aspekt të jetës dhe që të gjitha gjёrat të jenë sipas fjalës së tij. Problemi është se askush nuk mund të besohet të ketë këtë lloj fuqie.

Kur myslimanët besojnë se ata janë të “udhëzuarit drejt” dhe ua imponojnë vullnetin e tyre myslimanëve të tjerë, kjo çon në tirani, korrupsion dhe në një adhurim jo të vërtetë ndaj Perëndisë. Shumë myslimanë në botë po vuajnë prej atyre myslimanëve që besojnë se ata janë të “udhëzuarit drejt”. (Shembujt: 1, 2, 3, 4).

Në shumë vende myslimane ka grupe Islamike të cilat përpiqen të përmbysin qeverinë sepse këto qeveri nuk kanë mjaft islamikё. Gjithashtu, është edhe lufta e pa fund dhe e pakontrolluar midis myslimanëve të “udhëzuarit drejt” që janë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin; ata luftojnë njëri-tjetrin për të vendosur një pastërti islamike të cilën kurrë nuk mund ta arrisin.

Ky urdhërim për myslimanët e “udhëzuar drejt” që të luftojnë myslimanët e tjerë është një shkatërrim i plotë për islamin dhe botën. Ky urdhërim nuk zgjidh problemin e njerëzve që nuk adhurojnë Perëndinë. Në vend të kësaj, krijojnë më shumë probleme dhe bëjnë që emri i Perëndisë të përqeshet në boë.

Pse ky urdhërim nuk funksionoi?

Çfarë ka thënë Perëndia për qeverisjen e tij.

Përmes profetëve, Perëndia ka treguar dhe shpjeguar, shumë kohë para Muhamedit, se njerëzve nuk mund t’u jepet një autoritet i tillë. Populli i Izraelit duhet të jetonte sipas ligjeve të Perëndisë dhe në këtë mënyrë të lartësonte emrin e Perëndisë midis kombeve, por ata dështuan për ta bërë këtë. Edhe mbretërit e tyre të mëdhenj si Jehozafati, Ezekiah dhe Josia të cilët bënë që izraelitët t’u ktheheshin ligjeve të Perëndisë nuk patën mundësi ta bënin këtë me sukses. Por nuk duhet të fajësojmë vetëm Izraelin.

Njëri prej problemeve që kemi si njerëz është se mendojmë se jemi më të mirë nga ajo që jemi me të vërtetë. Mendojmë se jemi më të mirë se të tjerët dhe se mund t’i gjykojmë ata. Jezusi na ka paralajmëruar për këtë:

``Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët. Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd? Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd? (Mateu 7:1-4, NIV)

Ndaj, nuk duhet të fajësojmë judenjtë se dështuan të jetonin për Perëndinë dhe të mendojmë se ne jemi më të mirë. Ne jemi njësoj. Historia e krishterimit dhe islamit tregon se sa herë të krishterët dhe myslimanët janë përpjekur për t’i detyruar të tjerët që të mbanin ligjet e Perëndisë kanë dështuar dhe kjo ka përfunduar me tirani dhe emri i Perëndisë është blasfemuar.

Njerëzit nuk mund sjellin ligjin e Perëndisë në këtë tokë sepse jemi të gjithë të ndikuar nga e keqja dhe dështojmë.

“…sepse nuk ka dallim, sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”. (Romakëve 3:22-23, NIV)

Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"? (Fjalët e Urta 20:9, NIV)

Gjithashtu, Kurani dhe Hadithet bien dakort që çdokush është mëkatar, madje dhe vetë Muhamedi.

Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë…(Sure En Nahl, 16:61, Sure Jusuf 12:53)

Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve… (Sure Muhammed 47:19,)

(Muhamedi u lut) O Perëndia im! Fali mëkatet e mia dhe paditurinë timë dhe tejkalimin e kufijve të drejtësisë në të gjitha veprat e mia dhe në ato që ti di më mirë se unë.

O Allah! Fali gabimet e mia, ato që i bëj më qëllim ose për shkak të paditurisë sime ose me/pa qëllim, dhe rrëfej se të gjitha këo gabime janë bërë prej meje. O Allah! Fali mëkatet e mia të së kaluarës dhe të së ardhmes të cilat i kam bërë haptazi ose fshehurazi. (Bukariu: Vëll.8, lb.75, nr. 407, Khan)

Premtimi i Mesias

Kështu e vërteta është zhdukur, dhe ai që tërhiqet nga e keqja bëhet një pre e lehtë. Zoti e pa këtë dhe i erdhi keq që nuk ka më ndershmëri. Ai e pa që nuk kishte më asnjë dhe u habit që askush nuk ndërhynte; atëherë i erdhi në ndihmë krahu i tij dhe drejtësia e tij e ka mbajtur (Isaia 59:15-16, NIV)

Meqë nuk ka asnjë që mund të sjellë më të vërtetë qeverisjen e Perëndisë në botë, Perëndia ka premtuar të dërgojë Mesian.

Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit. I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen, por do t`i gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin. Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij.(Isaia 11:2-5, NIV)

Ka kaq shumë gjëra të bukura që Perëndia ka thënë për Mesian e tij. Ju inkurajoj që të lexoni të gjithë profetët dhe ungjillin dhe të mësoni për Mesian. Në të ardhmen mendoj të përmbledh të gjitha shkrimet që flasin për të, por për tani duhet të kuptojmë se Mesia është shpresa jonë e vetme. Nuk duhet të mashtrohemi që të mendojmë se ne mund të detyrojmë të tjerët që të zbatojnë ligjet e Perëndisë. Perëndia nuk e dëshiron këtë.

Pavarësisht mësimeve të qarta të Perëndisë për dështimin tonë, dhe premtimit të tij të lavdishëm për Mesian, Muhamedi tha se myslimanët e “udhëzuar drejt” duhet të luftojnë kundra myslimanëve të tjerë. Kjo është e kundërta e asaj që thonë profetët dhe ungjilli. Lufta e Muhamedit ndaj myslimanëve u ka sjellë miliona njerёzve vuajtje. Kjo nuk është mënyra që Perëndia dëshiron që njerëzit e tij të zbatojnë ligjin e tij në tokë; është si të përsëritësh dështimin e atyre që kanë tentuar ta bëjnë këtë në të kaluarën.

Përfundimi

Është e drejtë dhe e duhur për ne që të dëshirojmë ta shohim të gjithë jetën tonë të jetuar për Perëndinë dhe sipas çdo gjëje të urdhëruar në Fjalën e tij, por duhet ta bëjmë këtë në mënyrën e Perëndisë. Mënyra e Perëndisë është dërgimi i Mesias dhe ai na thërret që ta ndjekim Mesian tani. Mos ndiqni asnjë tjetër. Ju mund ta ndiqni Mesian tani. Bëni një lutje si kjo:

Perëndi i plotfuqishëm, ti je Perëndia i vërtetë dhe i gjallë.

Rrëfej se nuk kam jetuar sipas rrugës tënde dhe se kam nevojë për ndihmë.

Faleminderit që ke dërguar Mesian.

Të lutem, më ndihmo tani ta ndjek Mesian dhe të mësoj prej tij.

Amen.

Tani filloni të mësoni për Mesian duke lexuar ungjillin dhe më pas të gjithë profetët.

________________________________________

Referencat

Sulaiman Abu Dawud, Sunan Abu-Dawud (pёrkthyes: Prof. Ahmad Hasan).

Muhammad ibn Ismail al-Bukhari, Sahih al-Bukhari (pёrkthyes: Dr. Muhammad Muhsin Khan).

Ibn Ishaq, Sirat Rasul Allah, pёrkthyer si, The Life of Muhammad, (pёrkthyes: A. Guillaume), Karachi: Oxford University Press, 1998.

The Holy Bible - New International Version (NIV), London: Hodder & Stoughton, 1997.

Mohammed Marmaduke Pickthall, The Meaning of the Holy Qur'an, Delhi: Crescent Publishing House, 1985.

________________________________________

Përktheu: Luka

Artikulli në gjuhën angleze: “The War on Muslims

Pergjigje Islamit faqja kryesore
________________________________________